29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Ministri Igli Hasani reagon për aksidentin: “Kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku një automjet që lëvizte me shpejtësi përplasi dhe plagosi rëndë një punonjës të Ministrisë, ndërsa ky i fundit ishte duke kaluar në vijat e bardha, pranë godinës së institucionit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hasani shprehu mirënjohje për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.

“Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme,” – shkruan Hasani.

Ai informoi gjithashtu se punonjësi është jashtë rrezikut për jetën, ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe është nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Emri i të plagosurit nuk është bërë publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...