9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ministria Kushi apel për prindërit: “Mos lejoni që fëmijët e tuaj të keqpërdoren nga të tjerët në protest”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi duket shumë e shqetësuar se pse prindërit marrin dhe fëmijët e tyre në protesta, kundër rritjes së çmimeve.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Kushi këshillon prindërit që fëmijët ti lënë të qetë dhe të mos i marrin me vete në protesta.

Reagimi i plotë i ministres:

Rastësisht pashë në media një vajzë të vogël rreth 10 vjeçe, hipur në podiumin e protestës, që fliste për rritjen e çmimeve dhe nevojën për rritjen e pagave. Madje mbante në duar dhe fliste edhe për planin urban të një zone këtu në Tiranë.

Në një moment të caktuar vajza e vogël, e stimuluar edhe nga duartrokitjet e qytetarëve të ekzaltuar, filloi të shajë me fjalë fyese, madje të turpshme, dhe çuditërisht dhjetëra mikrofona mediash vazhdonin të drejtoheshin me shumë fokus dhe interes ndaj saj.

Dukej qartë që gjithçka ia kishin mësuar përmendësh dhe vajza e vogël i artikulonte fjalët pa kuptuar rëndësinë e tyre dhe as arsyet apo qëllimin e vërtetë të protestës.

Më ka tronditur vërtetë kjo ngjarje, sepse në shkollat tona një armatë e gjerë mësuesish i kushtojnë energji pa fund edukimit të nxënësve apo fëmijëve me gjuhën e respektit, mirëkuptimit dhe komunikimit paqësor me njëri-tjetrin.

Unë nuk jam kundër protestave, nëse ato janë të drejta, paqësore dhe kanë si qëllim një interes të lartë publik. Por unë nuk mund të pranoj keqpërdorimin e nxënësve apo fëmijëve dhe çedukimin e tyre, në kundërshtim me parimet dhe normat bazë të demokracisë dhe qytetarisë.

Prandaj unë protestoj kundër atyre prindërve që keqpërdorin, apo lejojnë që fëmijët e tyre të keqpërdoren nga të tjerët në protesta, dhe u bëj thirrje të gjithëve si shoqëri që t’i dënojmë fort dhe të reagojmë ndaj ngjarjeve të tilla.

Prindër të dashur, lërini fëmijët të rriten të qetë në fëmijërinë e tyre e të mësojnë sa më shumë vlera! Ju ftoj të jeni mbështetës edhe për mësuesit e fëmijëve tuaj, duke i përgatitur ata si qytetarë të mirë e të denjë për shoqërinë tonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...