34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ministrja e IA nën hetim”: Skandali që trondit Shqipërinë dhe simbolin e luftës kundër korrupsionit

Një paradoks i paprecedent shoqëron përpjekjet e Shqipërisë kundër korrupsionit: Diella, ministrja e inteligjencës artificiale krijuar për të simbolizuar transparencën dhe luftën ndaj abuzimeve, është përfshirë indirekt në një hetim penal që prek institucionin që e ka krijuar, duke ngritur pyetje serioze mbi besueshmërinë e reformave dhe integritetin e institucioneve publike, raportojnë New York Times dhe gazeta franceze Libération.

Ekzekutivët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që menaxhon edhe ministren virtuale Diella, janë nën hetim për lidhje të dyshuara me një organizatë kriminale, e akuzuar për manipulimin e prokurimeve publike. Sipas prokurorisë, të dyshuarit mund të jenë pjesë e një “grupi të strukturuar kriminal” përgjegjës për konkurencë të padrejtë dhe privim të paligjshëm të lirisë në dhënien e kontratave publike.

Diella, e prezantuar zyrtarisht në shtator 2025 si “Ministre e Prokurimit Publik”, ishte menduar si fytyra e luftës së qeverisë ndaj korrupsionit, duke garantuar transparencë dhe duke ndihmuar qytetarët në marrëdhëniet me shërbimet publike. Megjithatë, hetimi ndaj krijuesve të saj ka sjellë tronditje mbi imazhin e reformave qeveritare dhe integritetin e institucionit që ajo përfaqëson.

Kryeministri Edi Rama, i cituar nga The New York Times, theksoi nevojën për pavarësi dhe profesionalizëm të institucionit, duke nënvizuar se duhet pritur zhvillimi i hetimeve. Ekspertët europianë paralajmërojnë se, pavarësisht disa përparimeve të shënuara, korrupsioni mbetet ende i përhapur gjerësisht në vend, ndërsa lufta kundër tij mbetet një kusht kyç për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ky rast ka kthyer vëmendjen jo vetëm të publikut shqiptar, por edhe të komunitetit ndërkombëtar, duke theksuar sfidat e mëdha që vendi përballet në ndërtimin e institucioneve të besueshme dhe të paanshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...