Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se Wendt ka paraqitur letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht detyrën e tij si përfaqësues diplomatik i SHBA-ve në Shqipëri.
“Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Sipas ambasadës, gjatë takimit, Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Ata diskutuan gjithashtu për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.
“Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, përfundon ambasada.





