25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Mitsotakis pritet me brohoritje e flamuj grek nga qytetarët në Himarë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është pritur me brohoritje e me flamuj grek në Himarë. Pranë zyrave të OMONIA-s ka nisur edhe mitingu teksa qytetarët njëzëri brohorasin: Mitsotakis!

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kreu një vizitë sot në Himarë. Ajo që ra në sy ishte fakti se kreu i qeverisë greke shoqërohej nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima. Ai u shoqërua nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri.

Më pas, Mitsotakis pritet të zhvillojë një sërë vizitash në zonat në jug të Shqipërisë, ku edhe është vendosur minoriteti grek. Kjo është vizita e dytë e Mitsotakis në Shqipëri brenda pak javësh pas pjesëmarrjes në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri grek u shpreh se do të jetë mbështetës i Shqipërisë në Bashkimin Europian, por kushti i tij është që Shqipëria të siguroj çdo të drejtë të komunitetit grek në vendin tonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...