33.7 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Moment historik, ulet me sukses në Hënë anija kozmike e Indisë

India shkruan historinë duke ulur për herë të parë në Hënë një anije kozmike dhe duke u bërë shteti i 4-t në botë pas SHBA-së, Bashkimit Sovjetik në atë kohë dhe Kinës.

Anija kozmike indiane “Chandrayaan-3” preku sipërfaqen e Hënës me sukses duke u ulur pranë polit jugor. Një robot i specializuar do të kërkojë për ujë në këtë anë të Hënës.

Kryeministri indian, Narendra Modi, pas uljes së anijes kozmike në Hënë, iu adresua dhomës së kontrollit të anijes kozmike dhe u shfaq i buzëqeshur dhe me flamurin indian në duar.

“Qielli nuk është kufiri. India tani është në Hënë”, tha Kryeministri Modi.

Modi tha se suksesi i Indisë është i të gjitha vendeve dhe i njerëzimit.

“Ne të gjithë mund të aspirojmë për në Hënë dhe për më gjerë”, tha Kryeministri indian, duke inkurajuar shtetet e tjera që të nisin misione të tilla të ngjashme.

Javën e kaluar, edhe Rusia nisi një anije kozmike në Hënë me të njëjtin mision për të kërkuar ujë, por anija humbi kontrollin dhe u përplas në sipërfaqen hënore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...