24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Momenti kur mbërrijnë në Kosovë e policët e rrëmbyer nga Serbia

Kanë mbërritur në Kosovë 3 efektivët e policisë që u rrëmbyen nga autoritetet serbe. Këto janë pamjet nga pika kufitare e Merdares nga ku shihet se ata po shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin dhe janë të entuziazmuar për lirimin. 3 policët e Kosovës po shoqërohen nga automjete dhe trupa policore.

Gjykata e Kralevës në Serbi konfirmoi sot aktakuzën kundër tre policëve kosovarë Beqir Sefi, Rifat Zeka dhe Mustafë Shemi për veprat penale të prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse. Nëse këto vepra penale provohen, ata rrezikojnë dënim me burg deri në 12 vjet.

Pavarësisht kësaj, gjykata serbe vendosi që të pezullojë paraburgimin e tyre dhe që tre të akuzuarit të mbrohen në gjendje të lirë. Tre policët, pjesë e forcave speciale të Kosovës, u arrestuan më 14 Qershor, pasi sipas gjykatës serbe, ndodheshin më shumë se një kilometër në thellësi të territorit të Serbisë qendrore.

Pas arrestimit, qeveria kosovare pretendoi se ata u rrëmbyen në territorin e Kosovës pranë një tryeze të improvizuar ku po konsumonin drekën, ndërsa pala serbe ka deklaruar se policët kosovarë u arrestuan në territorin serb.

Arrestimi nga Serbia i tre policëve Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi nxiti reagime të shumta në arenën ndërkombëtare që kërkuan lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte.

Sot përmes një postimi në Tëitter, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se edhe pse janë të gëzuar që policët po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të qortohet.

Sipas tij, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi, për një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...