11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ndalim në Kakavijë: 45-vjeçari kapet me para të padeklaruara

Një 45-vjeçar është ndaluar sot në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa përpiqej të kalonte kufirin me një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara. Sipas burimeve nga policia, 45-vjeçarit i janë gjetur në çantë:

– 47,150 euro
– 800 dollarë amerikanë
– 90 paund britanikë
– 50 dollarë kanadezë
– 210 franga zvicerane

Paratë e gjetura janë sekuestruar nga autoritetet, ndërsa 45-vjeçari, i identifikuar si E.K., banues në Tiranë, është proceduar penalisht për mosdeklarim të ardhurash.

Njoftimi i Policisë

Në njoftimin e Policisë Kufitare thuhet:

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi E.K., të cilit iu gjetën në çantë 47,150 euro, 800 dollarë amerikanë, 90 paund britanikë, 50 dollarë kanadezë dhe 210 franga zvicerane, të padeklaruara konform ligjit në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E.K., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky rast i shtohet përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë Kufitare për parandalimin e krimeve financiare dhe përforcimin e kontrolleve në pikat kufitare, me qëllim zbatimin e rreptë të ligjit për deklarimin e të hollave në kufi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...