11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Aksion në Gjilan: Policia e Kosovës sekuestron ar dhe para nga tregtia e paligjshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë ka kryer kontrolle në shtatë lokacione në komunën e Gjilanit, pas dyshimeve se disa argjendari po ushtronin tregti të paligjshme. Si rezultat i kontrolleve, policia ka arrestuar gjashtë persona dhe ka sekuestruar përkohësisht mbi 33 kilogramë ari, mbi 14 mijë euro dhe mbi 9 mijë franga zvicerane.

Sipas njoftimit të policisë, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, pas pranimit dhe verifikimit të informatave për dyshime të tregtisë së paligjshme nga disa biznese që operonin si argjendari, ka ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e Gjilanit. Gjatë kontrolleve në shtatë lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:

– 33 kilogramë e 310 gramë ari
– 14,650.00 euro
– 9,720.00 franga zvicerane

Në njoftimin e policisë thuhet: “Gjilan, 01.06.2024-15:00. Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14,650.00 euro dhe 9,720.00 franga zvicerane.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...