30 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Ndërtimi i Shkollës “Samir Frashëri”/ Jorida Tabaku: “U gënjeye kur u fol se shkolla do të rindërtohet me fondet e BE, u ndërtua me paratë e taksapaguesve”

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për ndërtimin e Shkollës “Samir Frashëri” që sipas saj është shembur pa plan dhe pa leje ndërtimi që në vjeshtën e vitit 2020.

Tabaku akuzoi kryebashkiakun e Tiranës se ka manipuluar publikun, ndërkohë që ka numëruar shkeljet që janë kryer sipas saj.

“E kam denoncuar aferën e shkollës Sami Frashëri, të shembur pa plan dhe pa leje ndërtimi që në vjeshtën e vitit 2020.

Manipulatorët publikë e kanë mohuar këtë fakt duke akuzuar me shpifje, por e vërteta zuri vend.

Po cilat ishin faktet që manipulimi publik i kryebashkiakut nuk mundi dot t’i rrëzojë?

E para, shkolla Sami Frashëri u shemb pa një plan ndërtimi të miratuar nga institucionet përkatëse.

Së dyti, shkolla u shemb dhe nuk u morr një leje ndërtimi për ta ndërtuar atë, pra punimet u kryen në shkelje të plotë të ligjit. Nëse një qytetar arrestohet përse nuk ka marrë leje për të rregulluar avllinë apo çatinë, kryebashkiaku Veliaj bën qejf duke shkelur ligjin.

Së treti, u gënjeye kur u fol se shkolla do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian kur ndërkohë u ndërtua me paratë e taksapaguesve të Tiranës që përpos inceneratorit që e paguajnë 90 mijë euro në ditë, kanë paguar 3 herë më shtrenjtë këtë shkollë.

Të tre këto fakte i vërteton as më shumë e as më pak se sa institucionet shtetërore.

Një shkresë e institucioneve shtetërore tregon se si Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj kanë ndërtuar pa një leje ndërtimi. Një shtet ku sundon ligji lips që gjithsekush të ndëshkohet për shkeljen e tij, ndërsa një qeveri ku sundon oligarkia dhe korrupsioni kanë vetëm nëj qëllim; shkeljen e ligjit për përfitimet personale.

E kam të qartë që ai nuk do të skuqet, nuk do të turpërohet por do të sulmojë sepse hipokrizia e ka zët sinqeritetin dhe mashtrimi e ka siklet të vërtetën. Por qytetaret nuk do ta harrojnë as këtë krim të kryer nga një njeri që ka betonizuar Tiranën!”, thekson Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...