33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Në gjendje të rënduar psikologjike, banorja largohet nga shtëpia e Big Brother Vip

Zhaklina Gjolla, gazetare dhe moderatore, e cila është pjesë e Big Brother Vip Albania, është larguar nga shtëpia, si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.

Zhaklina ishte një nga banoret që mori vëmendjen e publikut që në javën e parë, pasi u përzgjodh si e preferuar, përmes një televotimi.

Brenda shtëpisë Zhaklina duket se ka një konflikt të hershëm me aktoren Olta Gixhari, pasi ironitë dhe ngacmimet mes tyre ishin të vazhdueshme.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë Olta është shprehur:

“Do ta shkatërroj Zhaklinën, mbajeni mend, Do ta shkatërroj, më vjen keq se ka ardhur të bëhet e famshme këtu, por do rri shumë shkurt e shkreta, nuk i ka bërë llogaritë mirë. Është njeriu më pa rëndësi në shtëpi, rri vetëm, asnjë nuk i afrohet. Duhet ta shikojmë që ka një gotë caji personale. Nëse do kisha pirë unë me atë gotë do shikonit spektakël nga ana ime.”

Zhaklina, në keto ditë qëndrimi në shtëpi, është parë disa herë e përlotur dhe në gjendje jo të mirë emocionale.

Së fundmi produksioni njoftoi largimin e saj.

“Pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe pas konsultës me psikologun, Zhaklina ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë.”-ishte ky komunikimi me të cilin “Big Brother Vip” lajmëroi ikjen e moderatores Zhaklina Gjolla nga shtëpia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...