27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Në kërkim për personat e zhdukur, gjenden mbetje mortore pranë varrezave në Prishtinë, ja dyshimet e para

Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore bashkë me ato të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë gjetur mbetje mortore në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, dhe sipas ekspertëve dyshohet se i përkasin një personi të nacionalitetit shqiptar, i vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mbetjet u gjetën gjatë gërmimeve që po kryheshin për të katërtën herë në të njëjtën lokacion, ku dyshohet se ishin mbetjet e dy personave të zhdukur. I gjithë procesi është ndjekur nga afër edhe nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, deklaroi për KosovaPress se duhet të priten procedurat e tjera deri në marrjen e raportit të ADN-së për të konfirmuar identitetin e mbetjeve mortore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tensione të reja në Aeroportin e Vlorës, kamionët bllokojnë hyrjen e kantierit, përplasje mes...

0
Situata është tensionuar sërish mëngjesin e kësaj të marte në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku hyrja kryesore është bllokuar nga kamionë të kompanisë...

“Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur nxënësit”, vala e të nxehtit mbyll dhjetëra...

0
Dhjetëra shkolla në Angli dhe Uells kanë vendosur të mbyllen ose të reduktojnë orarin mësimor për shkak të valës së të nxehtit që pritet...

“Tronditja u ndje deri në Doha”, shpërthim në impiantin më të madh të gazit...

0
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në impiantin më të...

“Kush flet në emrin tënd?”, Romina Kuko i përgjigjet Elisa Spiropalit: Ata që s’reformuan...

0
Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka reaguar me një analizë të gjatë mbi protestat e zhvilluara në bulevard, duke adresuar edhe qëndrimet e...

Horoskopi ditor, e Martë, 23 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni të motivuar për të çuar përpara planet tuaja. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe mund të fitoni mbështetje për...