11.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Në llojin e saj, guvernatorja është një McGonigal, Berisha akuza të forta ndaj Yuri Kim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim sa i takon çështjes së McGonigal.

Sipas Berishës, pas heshtjes së kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë aferë qëndron, ambasadorja Kim.

Për këtë të fundit ai ka kërkuar gjithashtu nga FBI që të hetohen edhe takimet e McGonigal me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Berisha: Kodi i Heshtjes po respektohet me fanatizëm nga guvernatorja që nuk ka lënë gjë pa komentuar. Nuk shqipëron një fjalë të vetme, nuk ka një shprehje të vetme, si ka mundësi kjo? çfarë interesash përfaqëson guvernatorja? A ka shqiptar që nuk pret një reagim të saj? Ju them unë, komentet për këtë ngjarje janë përvëluese për ata që janë të implikuar. Në llojin e saj, guvernatorja është një McGonigal. Ndaj saj janë lëshuar akuza të çdo lloji, nëse McGonigal nisi me manipulimet për dosjet ruse, ajo vazhdoi veprën e tij të zezë me shpifje dhe trillime, me sulme aprincipiale. Nuk ka parime nuk njeh vlera. Duke rendur nga zyra në zyrë e nga studioja në studio për të shkatërruar opozitën dhe për ti caktuar asaj kryetarin. Por nuk e mendoj unë që është kjo që e ka bërë të heshtë. Arsyet janë të tjera. I bëj thirrje FBI dhe agjencive amerikane të hetojnë qëllimet ndaj McGonigal. A ka informuar ajo vendin e saj për takimet me të? Për veprimtarinë e tij dhe vizitat e shpeshta në Shqipëri? A ka informuar ajo për Derispaskën dhe kompanitë e tij në Shqipëri?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...