34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Nëse dikush do të investojë, ne do t’ia regjistrojmë tokën”/ Rama: “Shteti nuk është aty të blejë prodhimet”

Kryeministri Edi Rama, është shprehur se nëse dikush kërkon të investojnë, atëherë do t’i regjistrohet toka që është për aktivitetin.

“Nëse vjen dikush që thotë se do investojnë, ne do ia regjistrojmë copën e tokës që është për këtë aktivitet me barrën se nëse shfaqet një problem, e ka me shtetin e jo me personin. Ai e gëzon në bazë të faktit, nëse dikush tjetër del dhe pretendon, me atë merret shteti. Janë toka që nuk kanë konflikte këto. Zotnia që foli e ka të punume tokën, është reale që nuk ka konflikt me ato copa toke, mund ta përfitojë këtë mbështetje. 

E fundit që kam është nevoja për tu fokusuar te prodhimet që janë me më shumë kërkesë në treg, për të mos bërë të njëjtën gjë dhe më pas presim rezultat tjetër. Është shumë domethënëse, shikojmë në TV kur dikush del dhe hedh mollët dhe qepët, dhe bërtet që shteti nuk po i gjendet. Shteti nuk është aty të blejë prodhimet, ai grupi që hedh mollët është një grup tjetër që i shet në eksport. është i njëjti shtet, është i njëjti popull, si shpjegohet kjo. Ato që i hedhin mollët nuk e pranojnë se ai varietet nuk ka treg.

Nëse nuk bashkohemi në shitje jemi të dobët, jo në prodhim, aty bëhet ajo që ka për të bërë secili. Por në shitje duhet të jemi të bashkuar se sa më shumë që kemi për të shitur aq më të fortë jemi kur negociojmë”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...