13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Nëse rrezikohet populli serb do të presë vetëm 24 orë ndërhyrjen e NATO-s, në të kundërt do të reagojmë”/ Vuçiç zbulon skenarin e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zbuluar skenarin e tij në rast se situata në Veri të Kosovës shkon në konflikt.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia është pro paqes, por vetëm se nuk do të lejojë dhunë kundër banorëve serbë.

Vuçiç për një media serbe ka thënë se nëse preken serbët e Kosovës atëhere do të presë vetëm 24 orë ndërhyrjen e NATO-s. Në rast të kundërt, Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë të ndodhin rastet e 1995 apo 2004.

“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për ndërhyrjen  e NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar ai për televizionin Pink TV, raporton Koha.

Vuçiç ka theksuar se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, derisa ka përmendur forcat e Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në Jarinjë.

“Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tash e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe”, ka shtuar ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...