35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Sekuestrohen armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në Mirditë, vihet në pranga 52-vjeçari poseduesi i tyre

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, pasi u konstatua duke kultivuar kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Njoftim i policisë

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë,  i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...