12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Netanyahu voton për vazhduar luftën ndërsa bota reagon ndaj sulmit në Rafah

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë, pavarësisht kritikave ndërkombëtare për një sulm ajror që vrau shumë palestinezë në Rafah të dielën. Netanyahu u shpreh se “Unë nuk kam ndërmend ta përfundoj luftën përpara se të arrihet çdo qëllim”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për 7 të vdekur dhe 6 të plagosur, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, sulmi i të dielës rezultoi në 45 të vdekur dhe qindra të plagosur. Pavarësisht thirrjeve për ndalimin e dhunës, ushtria izraelite ka vijuar me bombardimet në Rafah.

Mediat izraelite raportojnë se tanket izraelite ndodhen në qendër të Rafahut, ndërsa Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) thotë se në 3 javët e fundit 1 milion palestinezë janë larguar nga Rafahu.

Në një zhvillim të rëndësishëm, ministrat e Jashtëm të BE-së janë mbledhur për të diskutuar mbi sanksionet kundër Izraelit nëse ai nuk respekton të drejtën ndërkombëtare humanitare, sipas ministrit të Jashtëm irlandez Micheal Martin. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) vendosi të premten që Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij në Rafah dhe të hapë kalimin kufitar për të lejuar ndihmat humanitare të hyjnë pa pengesa.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot një takim urgjent me kërkesë të Algjerisë për të diskutuar situatën e rënduar në Rafah. Kjo mbledhje vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë në rritje dhe thirrjet për ndalimin e dhunës po bëhen gjithnjë e më të zëshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...