27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

New York, zbulohen disa raste të variantit Omicron të koronavirusit/ “Nuk ka arsye për alarm, thjesht duam të sigurohemi që publiku të jetë i informuar”

Në Nju Jork janë zbuluar disa raste të variantit Omicron të koronavirusit, thanë zyrtarët e shëndetësisë të enjten, përfshirë një person që mori pjesë në një konferencë në Manhattan në fund të nëntorit dhe rezultoi pozitiv kur u kthye në Minesota ku banon.

Përveç konferencës, zyrtarët shëndetësorë thanë se pesë persona të tjerë të infektuar së fundmi me COVID-19 kishin rezultuar pozitivë për variantin.

Mes tyre ishte një person në Long Island, i cili kohët e fundit kishte udhëtuar në Afrikën e Jugut, banorë të lagjeve Brooklyn dhe Queens, dhe një rast tjetër që mund të ketë qenë i lidhur me udhëtim.

“Nuk ka arsye për alarm. Thjesht duam të sigurohemi që publiku të jetë i informuar”, tha guvernatorja Kathy Hochul.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se përhapja gjeografike e testeve pozitive sugjeron se bëhet fjalë për “përhapje në komunitet” dhe nuk ishte i lidhur me një episod të vetëm.

Lajmi erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se rasti i parë i variantit ishte zbuluar në Kaliforni, tek një person që kishte udhëtuar së fundmi në Afrikën e Jugut.

Zyrtarët njoftuan për një rast tjetër të enjten tek një grua nga Kolorado, e cila kohët e fundit kishte udhëtuar në Afrikën jugore.

Në konferencën ku kishte qenë personi nga Minesota, kishin marrë pjesë 50,000 vetë, sipas organizatorëve të ngjarjes, dhe pjesëmarrësve u ishte kërkuar të mbanin maska dhe të tregonin prova se kishin marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19.

Zyrtarët e Nju Jorkut, që ka një popullsi prej 8.8 milionë banorësh, thanë se e dinin që do të ishte vetëm çështje kohe përpara se varianti i ri të zbulohej në qytet.

Personi nga Minesota zhvilloi simptoma të lehta më 22 nëntor dhe bëri testimin për COVID-19 më 24 nëntor, tha departamenti i shëndetësisë i shtetit, duke shtuar se simptomat e tij kishin kaluar.

Ai ishte vaksinuar dhe kishte marrë një vaksinë përforcuese në fillim të nëntorit, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

Shkencëtarët po e studiojnë variantin Omicron, i cili është cilësuar si një variant shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të zbuluar nëse është më i transmetueshëm apo më i rëndë se varianti Delta. Ata po analizojnë gjithashtu se sa efektive janë vaksinat aktuale ndaj tij.

/VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...