Historia e dashurisë së nisur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4” duket se po shkon drejt një tjetër kapitulli të rëndësishëm.
Kushtrimi dhe Aurora, të cilët u afruan gjatë reality show-t, raportohet se po përgatiten për martesë. Sipas burimeve të “Prive By Liberta Spahiu”, çifti pritet ta kurorëzojë lidhjen me një dasmë që mund të mbahet në fillim të muajit tetor.
Përgatitjet thuhet se kanë nisur tashmë, ndërsa ceremonia pritet të organizohet sipas traditave shqiptare. Para dasmës, Aurora pritet të zhvillojë edhe kanagjegjin.
Çifti e vazhdoi lidhjen edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, duke zgjedhur të ruajë më shumë privatësi dhe të qëndrojë larg kamerave.
Lajmi vjen pak kohë pasi një tjetër çift i krijuar në këtë format, Ana dhe Kevini, konfirmuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Nëse martesa realizohet në tetor, Kushtrimi dhe Aurora do t’i bashkohen kështu historive të dashurisë që kanë nisur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” dhe kanë vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit.





