22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Nga burgu në pasarelë: Historia frymëzuese e Jeremy Meeks, “i dënuari më tërheqës në botë”

Njëmbëdhjetë vite më parë, një fotografi e thjeshtë policie u bë sensacion ndërkombëtar. Portreti i Jeremy Meeks, i arrestuar në vitin 2014 për posedim të armëve si shkelës i përsëritur, tronditi rrjetin. Me sytë e tij blu të thellë dhe pamjen prej modeli, ai u pagëzua menjëherë nga publiku si “i burgosuri më i bukur në botë”.

Por pas kësaj fotografie virale, fshihej një histori e errët. Meeks kishte kaluar më shumë se një dekadë në burg, ishte rritur mes dhunës, varësisë së familjes nga droga dhe me një baba që kreu vrasje kur Jeremy ishte ende foshnjë. “Isha fëmijë i një të varuri. U rrita në errësirë. Jeta ime deri në burg ishte plot dhimbje”, rrëfeu ai në një intervistë për People në vitin 2021.

Në vitin 2015, ai u dënua me 27 muaj burg. Por ndërsa vuante dënimin, emri dhe imazhi i tij po fitonin famë. Ai mori dhjetëra oferta bashkëpunimi dhe sapo u lirua në vitin 2016, firmosi kontratë me agjencinë e njohur të menaxhimit White Cross Management.

Prej asaj dite, transformimi i tij ishte i jashtëzakonshëm: nga e kaluara kriminale, në botën e modës dhe ekranit. Ai ka parakaluar për marka prestigjioze si Philipp Plein dhe Tommy Hilfiger, ka interpretuar në filma si Trigger dhe True to the Game, ndërsa në vitin 2019 nënshkroi një kontratë mode me vlerë 15 milionë dollarë. Në fillim të vitit 2024, Meeks lançoi linjën e tij të veshjeve Canon Mitchell dhe në shkurt të po këtij viti publikoi autobiografinë “Model Citizen”, ku rrëfen pa filtra jetën e tij të vështirë dhe transformimin e jashtëzakonshëm.

Në planin personal, Meeks është babai i dy djemve: Jeremy Jr. nga martesa me Melissën, dhe Jayden nga lidhja me trashëgimtaren e “Topshop”, Chloe Green. Romanca me Green u kthye në një telenovelë mediatike, veçanërisht pasi publikoi foton e parë me Meeks vetëm dy ditë pas divorcit të tij. Marrëdhënia përfundoi në vitin 2019, por Meeks ka ruajtur marrëdhënie pozitive me të dy ish-partneret, të cilat i ka cilësuar si “nëna të jashtëzakonshme”.

Sot, Jeremy Meeks është 40 vjeç dhe beqar. Ai vazhdon të punojë në industrinë e modës dhe filmit, ndërkohë që e përdor historinë e tij për të frymëzuar të tjerët. “

    Jam në një pikë të jetës sime ku dua të tregoj historinë time – të gjithë historinë time – dhe shpresoj që njerëzit të kuptojnë se si arrita këtu”

, thotë ai.

Një histori rikthimi që dëshmon se edhe pas rënieve më të mëdha, mund të ndërtohet një e ardhme plot dritë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...