11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Nga punëtor ndërtimi në grabitës brutal – rrëfimi tronditës i Nuredin Dumanit

Tiranë – I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dhënë një rrëfim tronditës për hyrjen e tij në botën e krimit, duke zbuluar detaje nga grabitja e parë dhe përfshirjen me emra të njohur të botës së errët.

Dumani, i cili nisi si punëtor ndërtimi dhe më pas hapi një dyqan me rroba të përdorura, tha se rruga e krimit filloi pas shitjes së një arme që i solli fitim të shpejtë prej 300 eurosh. Ky moment, sipas tij, ishte pika e kthesës drejt grabitjeve dhe veprimeve kriminale.

Grabitja e parë: Argjendaria e Lirak Bajraktarit në Elbasan

Dumani rrëfen se grabitjen e parë e kreu bashkë me Talo Çelën, Gentian Sharrën dhe Ilirjan Feçin, duke sulmuar një argjendari në pronësi të Lirak Bajraktarit.

“Isha me levë në dorë, doreza e kapuç. E godita aq fort pronarin sa leva më ra nga dora. Nuk e di sa herë e kam goditur, ndoshta nga forca më shpëtoi leva,” – tha Dumani.

Pas sulmit, grupi u tërhoq në shtëpinë e Talos ku ndodhi ndarja e sendeve të grabitura.

8.3 kg flori dhe 300 ora

Nga grabitja, sipas Dumanit, u siguruan 8.3 kilogramë flori dhe rreth 300 ora luksoze. Por ndërsa floriri u shit, orët – sipas shokëve të tij – u hodhën në lumë, gjë që Dumani nuk e besoi kurrë.

“Një kilogram flori është shitur me 12 milionë lekë. Unë vetë kam marrë 17 ose 18 milionë lekë nga kjo grabitje. Orët më thanë që i hodhën, por nuk e besoja. Ai (Iliri) shpesh ndërronte ora, e kuptova që nuk i kishin hedhur kurrë.”

Ky, sipas rrëfimit të tij, ishte fillimi i një serie grabitjesh dhe krimesh që e shndërruan Dumanin nga një qytetar i thjeshtë në një prej emrave më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...