11.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Ngjarjet më të bujshme në showbiz të javës që lamë pas

1. Ditëlindja e 40-të e Princit Harry
Princi Harry festoi ditëlindjen e tij të 40-të më 15 shtator dhe mori një dhuratë të majme prej disa milionë dollarësh nga fondi mbretëror, krijuar nga Nëna Mbretëreshë kur ai ishte 10 vjeç. Këto fonde, që variojnë nga 7 deri në 8 milionë dollarë, pritet të investohen në rinovimin e rezidencës së tij luksoze në Montecito, ku Harry dhe Meghan Markle shpenzojnë shuma të mëdha për mirëmbajtje dhe stafin e vilës së tyre me nëntë dhoma gjumi, pishinë, fushë tenisi dhe palestër.

2. Zhaklin Lekatari në “Pardon My French”
E ftuar në episodin e parë të sezonit të ri të “Pardon My French”, Zhaklin Lekatari ndau përvojën e saj si opinioniste e “Big Brother Vip” dhe zbuloi projektin e saj të ri me Top Albania Radio, “S’e Kam me Ty”, ku do të trajtojë tema frymëzuese dhe do të diskutojë edhe për seksualitetin me ekspertë të fushës.

3.Billie Eilish përkrah Kamala Harris
Pas mbështetjes së Taylor Swift, Billie Eilish gjithashtu tregoi mbështetjen e saj për Kamala Harris dhe kandidaturën demokratike. Eilish publikoi një video ku shprehej se ajo dhe vëllai i saj Finneas do të votojnë për Harris, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lirisë riprodhuese, planetit dhe demokracisë, një qëndrim që godet drejtpërdrejt Donald Trump.

4.Naomi Campbell dhe bashkëpunimi me PrettyLittleThing

Supermodelja Naomi Campbell shpalli nisjen e agjencisë së saj të talenteve, KC Global Partnerships, në bashkëpunim me Umar Kamani, themeluesin e PrettyLittleThing. Kjo agjenci synon të krijojë bashkëpunime të suksesshme mes talenteve dhe markave, duke e vendosur Dubain si një qendër globale për inovacion dhe kulturë.

5.Elon Musk në krye të listës së më të pasurve në botë
Elon Musk mbetet personi më i pasur në botë për vitin 2024 me një pasuri prej 245 miliardë dollarësh, e ndihmuar nga rritja e aksioneve të Tesla dhe SpaceX. Tesla vazhdon të kryesojë tregun e makinave elektrike dhe teknologjive të energjisë së rinovueshme, ndërsa SpaceX po avancon eksplorimin hapësinor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...