11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Nikolla pret ambasadoren e re të Estonisë: “Bashkëpunim i shkëlqyer dhe partnerë të ngushtë në NATO”

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, priti sot Ambasadoren e re të Estonisë, rezidente në Athinë Karin Rannu.

Nikolla e uroi Ambasadoren Rannu për detyrën e saj të re dhe nënvizoi se “Në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyer. Shqipëria dhe Estonia, janë partnerë të ngushtë në NATO dhe në kontributin që japin për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë. Ne i jemi mirënjohës Estonisë si një nxitëse mes vendeve të BE-së e integrimit evropian të Shqipërisë dhe shpresojmë që kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë procesit të zhvillimit të negociatave. I jemi gjithashtu mirënjohës Estonisë për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen e rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.”

Ambasadorja Rannu, përgëzoi kryetaren Nikolla për nisjen e negociatave dhe vuri në dukje se Estonia është gati të mbështesë me asistencë teknike gjatë zhvillimit të tyre. Estonia vlerëson kontributin e Shqipërisë për ruajtjen e paqes nëpërmjet rolit të saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të ndihmojë me përvojën e saj rritjen e kapaciteve mbrojtëse të Shqipërisë ndaj sulmeve kibernetike.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadorja Rannu diskutuan edhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Riigioogut të Estonisë për të nxitur e mbështetur marrëdhëniet mes dy vendeve e dy popujve tanë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...