23.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Veliaj mbledh sportistët: Punojmë të gjithë bashkë për titullin e Tiranës “Kryeqyteti Europian i Sportit”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim sportistë, presidentë të federatave sportive dhe përfaqësues të sportit, për të diskutuar lidhur me aplikimin e qytetit të Tiranës për të marrë titullin e Kryeqytetit Evropian të Sportit për vitin 2023. Në tryezën ku ishin të pranishëm edhe sportistët që kanë sjellë medalje të arta Shqipërisë, Veliaj tha se vlen çdo mendim dhe lobim që Tirana ta fitojë këtë titull, për të vijuar me suksesin e Kryeqytetit Europian të Rinisë, tanimë edhe në sport.

“Shumë njerëz më pyesin pse na duhej titulli Kryeqyteti Europian i Rinisë. Mund t’i kishim bërë aktivitetet edhe pa këtë titull. Por, është prestigj për qytetin, një stimul, një mënyrë si marketohet emri i qytetit. Tirana vlente më pak kur disa vitesh plehrat ishin mullar, sot vlen më shumë sepse njerëzit thonë: Nëse nuk vjen për tre muaj në këtë qytet, s’e kupton ku je, sepse ndryshon shumë shpejt. Ndaj, besoj se marrja e titullit Kryeqyteti Europian i Sportit 2023 është shumë i rëndësishëm për Tiranën dhe sportin shqiptar,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana po investon më shumë se kurrë më parë në sport dhe sipas tij, kjo do të vijojë edhe me realizimin e projekteve të mëdhaja, pavarësisht titullit vitin e ardhshëm. “Ne do fillojmë punimet për Pallatin e ri të Sportit “Asllan Rusi”; të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me stadiumin “Selman Stërmasi” sepse besoj se është shumë herë më e mirë që të kemi një hapësirë, siç është Arena Kombëtare, por nuk mjafton për të gjitha aktivitetet e qytetit, ekipet dhe skuadrat që janë shtuar. Ne, me ose pa titullin, do ta organizojmë edhe Maratonën e Tiranës, po ashtu edhe Triathlonën. Sigurisht, titulli na jep një stimul më shumë, por ky është viti për të bërë këto investime, siç përdorëm vitin e Rinisë për të bërë më shumë gjimnaze e për të bërë më shumë palestra e më shumë terrene,” tha Veliaj.

Titulli “Qyteti Europian i Sportit 2023” jepet për qytete të ndryshme europiane nga institucioni ACES EUROPE, i afiliuar pranë Komisionit Europian në Bruksel. Disa nga qytetet që e kanë marrë këtë titull janë: Getafe e Bilbao (Spanjë), Firence e Siena (Itali), Leuven (Belgjikë), Rovaniemi (Finlandë), Setubal e Braga (Portugali), Nice e Pau (Francë), Tiburg (Hollandë), Insbruk (Austri) etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...