24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Nis rigjykimi i Moisi Habilajt dhe anëtarëve të grupit kriminal të trafikut të drogës

Sot në Gjykatën e Posaçme ka nisur rigjykimi ndaj Moisi Habilajt, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Itali. Po në të njëjtën dosje janë të pandehur edhe Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj. Vendimi i fajësisë i dhënë ndaj tyre në Shkallën e Parë në vitin 2021 u prish nga Apeli i Posaçëm, që në mars 2023 vendosi rigjykim me një trupë të re gjyqësore.

Në maj të vitit 2021, GJKKO e dënoi Moisi Habilajn me 10 vite burg për trafik droge dhe krijim të një grupi të strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Po ashtu, të tre anëtarët e tjerë të grupit – Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj – u dënuan me nga 9 vite burg secili, nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK.

Ky grup kriminal u kap në tetor të vitit 2017 në Babicë të Vlorës, ku u zbulua një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe. Pasi morën dënim, të gjithë ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe u ulën me një të tretën e dënimit. SPAK kishte kërkuar një dënim total prej 63 vite burg, por ata morën në total 37 vite burg.

Moisi Habilaj aktualisht është në arrati dhe është i dënuar edhe në Itali me 15 vite dhe 5 muaj burg, një vendim i lënë në fuqi edhe nga Apeli i Italisë. Megjithatë, ky dënim nuk është ekzekutuar pasi Habilaj u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie. Autoritetet italiane kanë kërkuar nga Shqipëria që të vazhdojnë kontrollet pasi dyshojnë se ai është larguar nga Italia dhe ka gjetur strehim në Shqipëri.

Ndërkohë, Meridian Sulaj po vuan dënimin në Itali për trafik ndërkombëtar të drogës, ndërsa Nezar Seiti u arrestua në Shqipëri në vitin 2017 dhe më pas u ekstradua drejt Italisë për të gjykuar së bashku me vëllezërit Habilaj për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...