14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Nisin hetimet mbi vjedhjen e exchange në Astir, punonjëset të dyshuarat kryesore

Kur kanë kaluar 24 orë nga grabitja e Exchange-s në zonën e Astirit, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve. Nga hetimet e deritanishme, burime jo zyrtare bëjnë me dije se autori, dyshohet se mund të ketë pasur informacion mbi shumën e majme monetare që ndodhej në ambientet e Exchange.

Sipas po të njëjtave burime për këtë shkak, policia janë duke kryer verifikime për disa persona mes të cilëve edhe për dy punonjëset e Exchange, që ndodheshin aty në momentin e grabitjes. Ditën e djeshme policia ka marrë edhe deklarimet e tyre, të cilat kanë sqaruar përpara hetuesve të gjithë dinamikën.

Sipas tyre ata janë kërcënuar ofenduar e sharë nga autori i ngjarjes, i cili e kreu grabitjen në vetëm 1 minutë e 48 sekonda. Pjesë e hetimet është edhe dera e brendshme e sigurisë, e cila ishte e hapur. Nëse ajo është lënë enkas, apo për t’ja bërë autorit, më të lehtë grabitjen. Për gati 800 m nga vendi ku ndodhet exchange-i autori është survejuar nga kamera sigurie, por më pas ai humb gjurmët nëpër rrugicat dhe lagjet e Astirit.

Deri në momentin kur ai shfaqet në kamerat e sigurisë ka qenë i vetëm, dhe është larguar me biçikletë. Por, nuk përjashtohet mundësia që autori të letë pasur bashkëpunëtorë dhe ndonjë automjet mund ta ketë pritur në një ambient pa kamera dhe e ka larguar nga aty. Hetuesit kanë dalë në përfundim se grabitja ka qenë e mirëmenduar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dëshmia rrëqethëse e nënës së 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën në Greqi: “Vrapova drejt...

0
Nëna e 19-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike më 14 prill 2026 në Argostoli, ka folur për herë të parë për...

Tërmet 4.2 ballë në Kretë, pa raportime për dëme

0
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin Kretë, duke u ndjerë lehtë në zonat përreth. Sipas të...

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...