9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Një 30-vjeçare në rrezik për jetën pasi gëlltiti një gjilpërë: ShSKUK ndërhyn me sukses

Një grua 30-vjeçare u përball me një rrezik të madh për shëndetin e saj pasi aksidentalisht gëlltiti një gjilpërë, njoftoi Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK). Gjilpëra kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e pacientes.

Ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë reagoi menjëherë pas vlerësimit të gjendjes së pacientes. Përmes aparaturës së bronkoskopisë, ata arritën të largojnë gjilpërën, e cila kishte shkaktuar pengesa dhe vështirësi të konsiderueshme në frymëmarrjen e saj.

Pas këtij incidenti, mjekët e Klinikës së Pulmologjisë apeluan tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm për të shmangur rreziqe të ngjashme që mund të vënë shëndetin në rrezik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT