31.6 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

“Një Program që ofron zgjidhje konkrete për hallet e njerëzve”/ Meta: “Krizat e jashtëzakonshme, kërkojnë lidership të fortë politik”

Kreu i PL Ilir Meta ka deklaruar se programi i kësaj partie do të ofrojë zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve.

Në fjalën e tij në Konventën e PL, Meta shtoi se Rama ka ndërtuar një model qeverisës korruptiv, e arrogant, ndërsa PL ofron një një program politik dhe model qeverisës që bazohet tek llogaridhënia, bashkëpunimi, demokracia, kushtetutshmëria dhe referendumi.

“Sot do të miratojmë një Program që ofron zgjidhje konkrete për hallet e njerëzve.

Krizat e jashtëzakonshme, kërkojnë lidership të fortë politik dhe zgjidhje të jashtëzakonshme.

Rama ka ndërtuar një model qeverisës korruptiv, arrogant, grabitqar dhe shtypës.

Në ofrojmë një program politik dhe model qeverisës që bazohet tek llogaridhënia, bashkëpunimi, demokracia, kushtetutshmëria dhe referendumi.

Partia e Lirisë angazhohet për rivendosjen e sigurisë juridike në vend, për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe biznesit, që të mos u tjetërsohet prona private për arsye klienteliste, të mos u mbyllet biznesi në mënyrë abritrare për shkak se nuk paguajnë gjobën ndaj taksidarëve, të mos ikin investitorët e huaj për shkak të monopolizimit të tregut dhe ekonomisë nga interesat korruptive të qeverisë.

Ne angazhohemi për një model ekonomik, që stimulon iniciativën dhe tregun e lirë, konkurueshmërisë dhe mirëqenie për të gjithë.

Përveç një pakete masash konkrete me “amortizatorë socialë” për zgjidhjen e krizës ekonomike, energjetike, ushqimore dhe inflacioniste, duhet urgjentisht të përballim edhe krizën demografike, shpopullimin, mplakjen dhe largimin e trurit dhe emigracionin masiv të rinisë shqiptare”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...