Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka rrëfyer eksperiencën e saj në reality show, ndërsa ka ndarë edhe disa këshilla për banorët që do të bëhen pjesë e formatit në të ardhmen.
Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Selin u shpreh se konkurrentët nuk duhet t’i marrin shumë personalisht situatat që ndodhin brenda shtëpisë, por ta shohin formatin si një lojë dhe një eksperiencë të veçantë.
“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse e ka marrë tashmë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, Selin iu përgjigj me humor, duke konfirmuar se paratë i janë dhënë.
“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, deklaroi fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”.
Pas përfundimit të reality show-t, Selin Bollati ka vijuar angazhimet e saj profesionale. Së shpejti, ajo pritet t’i bashkohet panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, duke nisur kështu një tjetër etapë në ekran pas suksesit në “Big Brother VIP”.





