9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

“Nuk është pro-jetë”: Papa Leo kritikon ashpër politikat e Trump për emigracionin dhe dënimin me vdekje

Vatikan – Papa Leo ka vënë në pikëpyetje koherencën e politikave të Donald Trump me mësimet e kishës katolike, duke e kritikuar ashpër për qëndrimet e tij mbi emigracionin dhe dënimin me vdekje.

“Dikush që thotë se jam kundër abortit, por jam dakord me trajtimin çnjerëzor të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, nuk e di nëse kjo është pro-jetë,” u shpreh Papa para gazetarëve, duke i kujtuar Shtëpisë së Bardhë se mësimet e kishës mbrojnë jetën nga ngjizja deri në vdekjen natyrore.

The Guardian raportoi se Shtëpia e Bardhë e ka justifikuar qëndrimin e Trump, duke theksuar se ai u zgjodh mbi bazën e premtimeve të tij për deportime masive – një çështje që ka ndezur ndarjet politike mes votuesve amerikanë.

Papa u pyet gjithashtu lidhur me vendimin e kryedioqezës së Çikagos për të nderuar me një çmim senatorin demokrat Dick Durbin, i cili ka mbështetur të drejtat e abortit. “Është shumë e rëndësishme të shqyrtohet puna e përgjithshme që ka bërë senatori. E kuptoj vështirësinë dhe tensionet, por duhet parë më gjerë, duke marrë parasysh të gjitha çështjet që lidhen me mësimet e kishës,” tha ai.

Duke shtrirë më tej argumentin, Papa Leo theksoi se qëndrimet për dënimin me vdekje janë po aq kontradiktore:
“Dikush që thotë se jam kundër abortit, por thotë se jam në favor të dënimit me vdekje, nuk është në të vërtetë pro jetës.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...