25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Nuk festojmë dot rehat këtë vit”, banorët e ‘5 maj’ vijojnë me rezistencën: S’ka më marrëveshje, edhe ne kemi armë e hekura!

Banorët e lagjes ‘5 maj’ në Tiranë kanë dalë sërish në protestë pavarësisht kushteve të këqija të motit, kundër shembjes së banesave të tyre.

Ata thonë se ndryshe nga herët e tjera nuk janë të interesuar që të arrijnë një marrëveshje me Bashkinë por janë aty vetëm për të treguar se do i mbrojnë banesat e tyre deri në fund.

Një prej tyre tha për Fax News se disa nga banorët e lagjes janë strehuar tek të afërmit e tyre dhe po paguajnë nga xhepi i tyre çdo shpenzim, ndërsa të tjerë janë në shtëpi me qera.

“Kërkesat i kemi bërë qëkur dhe ne akoma nuk dimë gjë. Nuk ka transparencë dhe ne nuk do kemi marrëveshje fare me Bashkinë, nëse deri sot kemi qenë dakort për të arrit në një pikë.

“Na kanë sjellë një letër, ne nuk jemi më të interesuar. Këtu dalim që ti tregojmë se jemi këtu dhe do mbrojmë shtëpitë tona. Festat do I festojmë por jo si çdo vit

-A frikësoheni se vijnë punonjësit e IKMT dhe u shembin shtëpitë?

Po, po sigurisht, Shteti ka forcën jo ligjin.

Kjo zonë është eksperimentale, nuk është diçka e studiuar, pra studim mbi diçka të panjohur. Kjo duhet bërë në një zonë të pabanuar, jo te ne.

Ne këtë kërkojmë, të bëhet transparencë gjithcka, ku di unë se cfarë marrin.

Disa banorë kanë marrë shtëpi me qera në lagje, disa të tjerë janë tek të afermit dhe paguajnë nga xhepi tyre. Jam me qera dhe ai do lekët cdo muaj.

Unë do futem te pallati, kam 4 fëmijë, nënë e babë sëmure, unë jashtë nuk rri.

Edhe ne kemi armë e hekura, e gjejmë metodën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...