25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Gledis Nano për kuvendin e nesërm: “Nesër policia është në gatishmëri të plotë për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike”

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka konfirmuar se uniformat blu kanë marrë informacione e nevojshme nga shërbime të inteligjencës në lidhje me Kuvendin e PD-së të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë një deklarate për mediat, Nano foli për testin e drogës që po kryhet tek punonjësit e policisë, duke theksuar se ky proces bëhet për të rritur besueshmërinë e policisë në marrëdhënien me publikun. Nano theksoi se asnjë efektiv nuk do të përjashtohet vetëm me një test por derisa të vërtetohet polotësisht që ai/ajo është përdorues i rregullt i drogës.

“Kuvendi i 11 dhjetorit, policia a i ka marrë masat, çfarë do të ndodhë? “Nesër policia është në gatishmëri të plotë për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Policia është e drejtuar me qasje dhe ka marrë informacione nga institucione të tjera të inteligjencës. Janë marrë të gjitha masa në lidhje me këtë aktivitet që do të zhvillohet për të ruajtur sigurinë e njerëzve.

Testi i drogë për efektivët? “Ju faleminderit që bëni këtë pyetje dua të informoj mos ketë keqkuptim. Policia s’ka për synim për të ndëshkuar njerëzit, testi i drogës do të zhvillohet sipas procedurave shumë qartë ne nuk do të marrim asnjë masë për efektivët pa përfunduar plotësisht ky proces. Qëllimi është parandalimi tek efektivët për të pasur efektivë të pastër. Duam një polici të pastër dhe kjo bëhet për një arsye më të fortë që e kemi shprehur për të krijuar besueshmërinë në nivel më të lartë në raport me publikun. Analizat janë zhvilluar në fazën e parë por ky proces nuk ka përfunduar, së shpejti do të kemi informacion zyrtar.

Në Kamëz disa ditë më parë u parandalua vrasja, po autorët përse nuk u kapën? Çfarë po bëhet për të parandaluar arratisje e kriminelëve drejt Dubait? “Në lidhje me ngjarjet nën hetim nuk jap detaje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare dhe me Emiratet e Bashkuara për të ecur përpara në lidhje me këtë çështje”, përfundoi Gledis Nano.

Kujtojmë që nesër (11 dhjetor, ora 10:00) nis Kuvendi i PD-së i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku siç është paralajmëruar do të shkarkohet kryetari aktual Lulzim Basha dhe do të bëhen disa ndryshime statusore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...