27.9 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

“Nuk jam budallaqe” – përballje e drejtpërdrejtë mes Selinit dhe Gimbos pas klipit në prime për mardhënien me Mirin

Pas transmetimit të klipit në prime, ku u rikthye në diskutim marrëdhënia Miri–Selin, situata në shtëpi u tensionua ndjeshëm. Gimbo, banori me të cilin Selini ka pasur afrimitet ditët e fundit, u shfaq i mërzitur, çka solli një debat të hapur mes dyshes.

Selini i kërkoi qartësi, duke theksuar se nuk pranon më situata të paqarta apo ndjenja të lëna pezull.

“Je mërzitur se po ridiskutohej një marrëdhënie me një person që unë e kisha sqaruar 1000 herë. Dhe unë do kisha shkuar dhe do kisha thënë: o Gimbo, nëse ti për mua nuk ke ndonjë ndjenjë… mos e lër të hapur, thuaj jo, nuk kam”, u shpreh Selini.

Gimbo reagoi shkurt, duke thënë:
“Kjo është Selin.”

Por Selini vijoi me tone të forta, duke theksuar se është e sinqertë me veten dhe nuk ushqen iluzione.

“Unë nuk jam budallaqe një, dhe e dyta nuk i jap mënd dikujt tjetër dot”, tha ajo.

Gimbo iu përgjigj:
“Kështu e ke të sigurt, fol fol.”

Në vazhdim, Selini sqaroi se ka reflektuar gjatë për situatën dhe se shpesh e vë veten në pikëpyetje për shkak të ndjeshmërisë që ka.

“E kam diskutuar aq shumë herë për të qenë unë e drejtë me veten time, saqë në thonjëza unë me veten time jam okej… shpesh herë vihem në shumë pikëpyetje, Gimbo”, u shpreh ajo.

Nga ana e tij, Gimbo e mbylli diskutimin duke theksuar:
“Shumë është diskutuar kjo gjë, Selin.”

Debati i drejtpërdrejtë mes tyre ka shtuar tensionin në shtëpi dhe ka lënë të hapur pikëpyetje mbi vijimin e raportit mes Selinit dhe Gimbos në ditët në vazhdim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...