33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

“Nuk jam nga ato që dorëzohen. Jam luftëtare”,Bebe Rexha në një rrëfim ndryshe

“Shkrimi i këngëve ka qenë dashuria ime më e madhe, por në një moment, gjithçka u bë tepër e ndërlikuar”
Bebe Rexha, artistja shqiptaro-amerikane që prej vitesh ka shënuar sukses ndërkombëtar në skenën e muzikës pop, ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë një rrëfim personal dhe emocional që ka prekur thellësisht ndjekësit e saj.

Në një seri postimesh në InstaStory, Bebe flet pa filtra për rrugëtimin e saj në industrinë muzikore, duke zbuluar për herë të parë pasiguritë, presionin dhe padrejtësitë me të cilat është përballur gjatë karrierës së saj. Ajo rrëfen se “Shkrimi i këngëve ka qenë dashuria ime më e madhe, por në një moment, gjithçka u bë tepër e ndërlikuar,” duke treguar se suksesi shpesh shoqërohet me humbjen e kontrollit mbi artin dhe vetveten.

“Kur ndjek vetëm ‘hitin’, rrezikon të humbasësh zërin tënd të vërtetë”
Bebe shpjegon sesi dëshira për të kënaqur të gjithë ndikoi në thelbin e krijimtarisë së saj. Ajo pranon: “Kur ndjek vetëm ‘hitin’, rrezikon të humbasësh zërin tënd të vërtetë,” duke reflektuar për kompromiset artistike që shpesh fshihen pas muzikës që arrin majat e klasifikimeve.

“Nuk e kam puthur egon e askujt. Dhe për këtë, jam ndëshkuar”
Artistja flet edhe për momentet kur është ndier e përjashtuar dhe e penguar qëllimisht në industrinë muzikore, jo për mungesë talenti, por për shkak të politikave të brendshme dhe qëndrimeve të saj të sinqerta. “Nuk e kam puthur egon e askujt. Dhe për këtë, jam ndëshkuar,” shkruan ajo hapur, duke denoncuar vështirësitë që nuk lidhen me aftësitë e saj, por me lojërat e brendshme të industrisë.

“Nuk jam nga ato që dorëzohen. Jam luftëtare. Do ndalem vetëm kur të zgjedh vetë, jo sepse dikush tjetër vendos për mua.”
Megjithatë, mes zhgënjimeve dhe sfidave, Bebe Rexha mbetet e palëkundur dhe e vendosur. Ajo përfundon me një mesazh të fortë për ndjekësit e saj: “Nuk jam nga ato që dorëzohen. Jam luftëtare. Do ndalem vetëm kur të zgjedh vetë, jo sepse dikush tjetër vendos për mua.”

Ky rrëfim emocionues e zbulon artisten në një dimension më njerëzor dhe të ndjeshëm, duke dëshmuar se pas shkëlqimit të skenës qëndron një grua që lufton për të ruajtur autenticitetin dhe pasionin e saj në një industri sfiduese dhe shpesh të padrejtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...