16.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

“Nuk ka rritje pagash me këtë akt normativ”/ Duma: “8-të nga kompanitë që kanë përfituar tendera janë me pronarë të inkriminuar”

Në mbledhjen e Komisionit për Çështje Sociale të Shëndetësisë, është shqyrtuar akti normativ për kompensimin e çmimeve, gjatë fjalës së saj Grida Duma tha se po avantazhohen kompani me rekorde kriminale.

Kryetarja e komisionit Grida Duma, deklaroi gjatë fjalës së saj se 8-të nga kompanitë e rindërtimit kanë pronarë të inkriminuar sips BIRN. Gjithashtu ajo shtroi pyetjen nëse akti normativ parashikon rritje të pagave të punëtorëve apo vetëm kompensim për rritjen e çmimit të kompanive të oligarkëve që fitojnë tendera publikë.

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Ilir Bejtja deklaroi se akti parashikon vetëm kompensimin e kompanive dhe jo rritje pagash.

Grida Duma: Do ketë rritje page për të punësuarit nga ky akt normativ? Ndërkohë sa i përket çështjeve sociale është, pse ka një paketë vetëm për tenderët e rindërtimit dhe jo një paketë rimbursimi për çmimet për qytetarët.

Sipas BIRN 8-të nga kompanitë që kanë përfituar tendera nga prokurimet e rindërtimit janë me pronarë të inkriminuar.

E dyta pyetje me ligjin e prokurimit të shtetit, prokurohen shumë punë publike, po ata që bëjnë punë të tjera publike preken në konkurrencë. Është marrë miratimi nga Autoriteti i Konkurrencës.

Pa diskutim duam faturën financiare, cilat rriten dhe cilat preken. Duam të dimë ku mbështet ky propozim në cilin nen, pasi është pa mbështetje ligjore. Për cilat pyetje që jeni gati ju nisni

Bejtja:  Nuk ka rritje pagash me këtë akt normativ. Ky akt normativ i referohet vetëm materiale që janë pesha bazë në kontrata publike dhe ndërmarrjeve publike me më tepër se 51 % kapital publik. Sa i përket inkriminimit duhet t’i drejtojmë pyetje Prokurorisë. Nuk i kam këto informacion.

Grida Duma: Nuk ka rritje pagash?

Bejtja: Ne nuk rrisim pagat, akti normativ mbështet rritjen e çmimeve të këtyre materialeve bazë.

Bejtja: kemi mbështetur ekonominë edhe gjatë pandemisë edhe në kohën e tërmetit. Paketa jonë i kalon 1 mld e gjysmë euro, nëse kjo është pak për tri vite, atëherë më duket të jemi pak ëndërrimtar.

Grida Duma: Pak apo shumë është një diskutim që nuk mbaron . Ju thoni 30 mijë lek të vjetra për pensionistët. Por çmimet e shportës prekin të gjithë shqiptarët. Në mund të themi gjithë ditën që çmimi i energjisë nuk është rritur, por fatura në total është rritur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...