33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit”, Reagimi i Deputetit Vullnet Sinaj ndaj Akuzave të Partisë Demokratike

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka reaguar ndaj kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Opozita akuzon Sinajn për përfitime të paligjshme nga buxheti i shtetit përmes bizneseve të tij private.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se, sipas verifikimeve nga Thesari i Shtetit, deputeti Sinaj ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit përmes 9 kompanive të tij private gjatë periudhës kur ka ushtruar mandatin e deputetit. PD e akuzon Sinajn për një shkelje të Kushtetutës, duke i kërkuar heqjen e mandatit dhe duke përgatitur një mocion zyrtar për këtë çështje që do të dorëzohet në Kuvend gjatë kësaj jave.

Reagimi i Deputetit Sinaj

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Sinaj ka hedhur poshtë akuzat dhe ka shpjeguar se:
“Që prej vitit 2017 kam hequr dorë nga administrimi i bizneseve të mia gjatë kohës që ushtron mandatin e deputetit.
“Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet,shton ai, duke nënvizuar se dhuron rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
“As më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit,” ka përfunduar ai në reagimin e tij.

Kjo situatë ka nxitur një debat të gjerë publik dhe politik, duke theksuar tensionet dhe sfidat në sistemin politik shqiptar dhe raportet mes deputetëve dhe institucioneve shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...