34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Nuk mund të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB”, Vuçiç tregon për takimin në Bruksel

Në një deklaratë për mediat serbe, Aleksandër Vuçiç shprehet se në takimet në Bruksel janë diskutuar temat kryesore duke nisur nga depërshkallëzimi i situatës e deri te zbatimi i marrëveshjeve të deritanishme mes dy vendeve.

“Serbia ka thënë qartë se dëshiron që të gjitha marrëveshjet të zbatohen, nga ajo bazë e vitit 2013 e deri te ato më vonë në Bruksel dhe Ohër, dhe ne gjithmonë kemi theksuar vetëm një gjë, e cila dihet ajo është se Serbia nuk mund të pranojë anëtarësimin në OKB apo pavarësinë e Kosovës”,
“Askush në Bruksel nuk ka përmendur sanksione ndaj Serbisë, i kanë thënë të tjerë, por jo BE. Asnjëherë nuk kam thënë që të vendosen sanksione ndaj Prishtinës apo kujtdo, sanksionet krijojnë një atmosferë të keqe”.

Përpara mediave, presidenti serb garantoi se qëndrimi i tij ka qënë i palëkundur në mbrojtjen e interesave të Serbisë.

“Jo vetëm që fola, por insistova në qëndrimet e Serbisë. Unë flas më qetë para jush sesa kur përfaqësoj interesat e Serbisë.
Ne mbështesim aksionin e KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë dhe presim që ata të rrisin numrin e trupave. Problemi është se përtej atij mandati, do të mbështesni krijimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës, nuk keni të drejtë ta bëni këtë në përputhje me Rezolutën 1244.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...