8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Nuk po mundemi më, granatimet ruse janë intensive”,banorët largohen nga Kherson pas rritjes së bombardimeve nga Rusia

Më shumë se 400 persona janë larguar nga Khersoni që nga Krishtlindjet, pas një rritje të intensitetit të bombardimeve të qytetit nga ushtria ruse.

Mes tyre janë edhe Elena dhe tre vajzat e saj, të cilat u larguan nga qyteti me tren, në një evakuim të lehtësuar nga qeveria ukrainase, shkruan BBC. Nika, vajza 13-vjeçare e Elenës, bëri një formë zemre me të dyja duart, duke i dhënë lamtumirën shoqes së saj më të mirë Inna në hollin e stacionit të trenit Khersonit.

Pak çaste para nisjes ato u përqafuan dhe qanë. Inna puthi Asijen, qenushin e vogël të mbështjellë me një batanije të ngrohtë, të cilën Nika e mbante në krahë.

Vajzat nuk e dinë se kur mund të shihen përsëri. Familja e Nikës po largohet nga Khersoni, pa e ditur se ku do të përfundojnë. Qëllimi i tyre i parë është të arrijnë në qytetin e Khmelnytskyi në perëndim të vendit, me shpresën për të marrë ndihmë atje. Ditët e fundit në Kherson ishin thjesht shumë për nënën e Nikës, Elenën.

“Përpara (forcat ruse) na bombardonin shtatë deri në dhjetë herë në ditë, tani është 70-80 herë, gjatë gjithë ditës. Është e tmerrshme. Unë e dua Ukrainën dhe qytetin tim të shtrenjtë. Por ne duhet të ikim”, tha Elena.

Qindra njerëz largohen vetëm dhe një kolonë e gjatë veturash po presin në pikën e kontrollit që të çon jashtë Khersonit.

Në kolonë ka shumë civilë të tmerruar. Njëra prej tyre është Irina Antonenko, e cila u përlot kur gazetarët e BBC iu afruan veturës së saj për të biseduar me të.

“Nuk po mundemi më. Granatimet janë kaq intensive. Ne qëndruam gjatë gjithë kësaj kohe dhe menduam se do të kalonim dhe do të ishim me fat. Por ata goditën shtëpinë ngjitur me tonën, dhe shtëpia e babait tim u granatua gjithashtu”, shtoi ajo

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...

“Ju betohem në dy fëmijët”,seanca për vrasjen e Liridona Ademajt: Bashkëshorti mohon çdo përfshirje

0
Prishtinë – Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua të enjten seanca lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për këtë ngjarje janë...

Narcizmi: armë apo mburojë? Çfarë thonë studimet më të fundit mbi sjelljen dhe shëndetin...

0
Edhe pse shpesh përdoret në kulturën popullore, termi “narcizëm” shpesh keqkuptohet. A është një person me vetëbesim të shëndetshëm dhe dashuri për vëmendjen, apo...

Viti 2026, vit i rilindjes astrologjike: Disa ditë më me fat për dashuri, karrierë...

0
Viti 2026 pritet të jetë një periudhë “rilindjeje” në astrologji dhe numerologji, duke ofruar mundësi për fillime të reja, zgjedhje personale dhe zhvillim të...

Brikena hapet për ndjenjat ndaj Mateos: “Nuk ka lindur asnjë shkëndijë”

0
Pas sqarimeve të bëra gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Brikena ka folur hapur në dhomën e rrëfimit për marrëdhënien e saj me Mateon. Banorja tregoi...