34.9 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Olsi Komici emërohet drejtor i AKU, mes polemikave për të kaluarën e tij

Tiranë – Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), është emëruar si drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke zëvendësuar në këtë detyrë Edmond Rrushin.

Emërimi i tij ka shkaktuar reagime të forta, pasi më herët Komici është përballur me akuza për falsifikim dokumentesh dhe ka qenë i proceduar penalisht. Në vitin 2010, ai është marrë i pandehur për falsifikim dokumentesh, ndërsa më vonë, Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion e ka paditur në SPAK për të njëjtën çështje.

Komici ka një përvojë të gjatë në administratë dhe është diplomuar si jurist në Universitetin e Tiranës. Megjithatë, zgjedhja e tij në krye të një institucioni kyç për sigurinë ushqimore ka ngritur pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes në poste të tilla strategjike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbikëqyr tregun e produkteve ushqimore, sigurinë e konsumatorëve dhe zbatimin e standardeve për ushqimin dhe pijet në Shqipëri. Kritikët e këtij emërimi theksojnë se një figurë me një të kaluar të diskutueshme mund të minojë besimin e publikut tek institucioni dhe integritetin e tij në luftën kundër abuzimeve në sektorin ushqimor.

Ndërkohë, asnjë reagim zyrtar nuk është dhënë nga vetë Komici apo institucionet përkatëse në lidhje me akuzat ndaj tij dhe mënyrën se si është përzgjedhur në këtë post.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...