22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Omicron vijon të përhapet në Evropë, vendet raportojnë shifra të larta

Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Itali regjistruan një numër rekord rastesh më koronavirus, ndëra varianti “Omicron” vijon të përhapet lehtësisht.

Të shtunën, Franca raportoi 104611 raste të reja me COVID-19, rekordi më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë në vend.

Agjencia franceze e Shëndetit Publik tha se në total numri infektimeve ka kaluar shifrën 9 milionë. Në spitalet në mbarë vendin ndodhen më shumë se 16 mijë pacientë të shtruar, dhe më shumë se 3 mijë prej tyre janë në kujdes intensiv.

Ndërsa në Itali, autoritetet shëndetësore raportuan 54762 infeksione të reja të shtunën, duke vendosur rekord për të tretën ditë radhazi. Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar mbi 5.62 milionë raste me COVID-19.

Edhe në Gjermani situata është e zymtë, sipas Institutit Robert Koch, që është përgjegjës për sëmundjet infektive.

Autoritetet ngrenë alarmin se me rritjen e infektimeve dhe shtrimeve në spitale, stafi mjekësor po mbingarkohet me punë, ndërsa shumë prej tyre janë të infektuar.

Në Londër, ku është regjistruar dhe numri më i lartë i infeksioneve, shumë qytetarë ditën e krishtlindjeve e kaluan në radhë për të marrë marrë vaksinën.

Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters, infeksionet me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë në kulmin e tyre – mesatarja më e lartë ditore e raportuar, mbi 100 mijë infeksione të reja çdo ditë.

Të dhënat fillestare të dy studimeve në Britani tregojnë se infektimi me variantin “Omicron” të koronavirusit mund të kalohet më lehtë sesa infektimi me variantin “Delta”. Por gjetjet gjithashtu tregojnë se “Omicron” është variant shumë më ngjitës krahasuar me atë “Delta”./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...