35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra pas tjetrës. Si pasojë e aksidentit, një person ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.

I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas trajtimit, ai është larguar nga spitali.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas veten, zbardhen detaje nga e kaluara e shqiptarit në...

0
Autoritetet greke po hetojnë në detaje të kaluarën dhe marrëdhënien e një 48-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili vrau një 45-vjeçare në Nea Smyrni...