27.9 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Operacion i madh policor për kapjen e Ramadan Zotos – Autori i plagosjes së dyfishtë në Sarandë, me histori kriminale në Shqipëri dhe Greqi

Një operacion i gjerë policor është në zhvillim prej më shumë se 24 orësh në Sarandë dhe zonat përreth, me qëllim kapjen e 43-vjeçarit Ramadan Zoto, i njohur edhe me emrin Ramadan Canaj, person me rrezikshmëri të lartë dhe të shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi të enjten në një nga rrugët kryesore të lagjes nr. 4 në Sarandë, ku Zoto hapi zjarr katër herë ndaj dy personave, duke i lënë të plagosur rëndë. Viktimat janë identifikuar si Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç, dhe Ernest Lama, 25 vjeç, të dy nga Kamza. Të dy të plagosurit u transportuan me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore urgjente. Mësohet se edhe njëri prej tyre, Hajdaraj, ishte i armatosur, por nuk arriti të kundërpërgjigjej.

Rreth 50 forca të policisë nga Tirana, Vlora dhe Saranda, përfshirë repartet e ndërhyrjes së shpejtë FNSH dhe njësinë “Shqiponja”, janë përfshirë në operacionin për kapjen e autorit. Kontrollet janë zhvilluar në fshatin Gjashtë dhe më pas në disa banesa në rrugën “Butrinti”, por pa rezultat.

Ramadan Zoto, i njohur në botën e krimit si “Dane”, ka një histori të gjatë kriminale në Shqipëri dhe në Greqi. Emri i tij është përmendur për herë të parë në vitin 1997 si dëshmitar në një përplasje me armë mes një të riu dhe një polici në tregun e Sarandës. Në prill të vitit 2005, ai vrau me armë zjarri shqiptarin Pushkin Kuspa në Athinë. Tre vite më vonë, në vitin 2008, u përfshi në një shkëmbim zjarri me policinë greke. Ai rezulton gjithashtu i përfshirë në grabitje me armë në shtetin fqinj, si dhe u arrestua në vitin 2019 në Athinë me një automjet të vjedhur, drogë dhe armë zjarri.

Pas lirimit nga burgu në Greqi, Zoto u rikthye në Shqipëri dhe u vendos në Sarandë. Ai është proceduar një herë për “prishje të qetësisë publike” dhe është arrestuar më pas për “goditje për shkak të detyrës”.

Përveç Ramadan Zotos, policia është në kërkim edhe të tre personave të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj autorit të krimit. Ata janë vëllai i tij, Erjon Canaj, 36 vjeç, si dhe bashkëpunëtorët Artan Murtaj, 43 vjeç, dhe Klaus Jaçaj, 31 vjeç, të tre me precedentë të ndryshëm penalë.

Operacioni policor vijon, ndërsa autoritetet theksojnë se Zoto është i armatosur dhe i rrezikshëm. Forcat e rendit kanë angazhuar të gjitha strukturat për kapjen e tij sa më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...