21.5 C
Tiranë
Sunday, April 12, 2026
spot_img

Operacion ndërkombëtar “The Wanted”: Arrestohet në Budapest një i dënuar shqiptar

Policia e Shtetit njofton finalizimin e një faze tjetër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, i cili ka si qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Budapest u arrestua Auron Hajdini, i njohur edhe si Auron Hysaj, 45 vjeç, i dënuar me 5 vite burg për vjedhje me dhunë. Falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet hungareze dhe shkëmbimit të informacionit përmes Interpol Tiranës, arrestimi u realizua me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, datë 21.02.2024, Hajdinit i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë burgim. Ai ishte përfshirë në vitin 2013 në një grabitje të dhunshme në një pus nafte, ku së bashku me persona të tjerë, dhunoi rojen dhe mori një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, celular dhe disa dokumente.

Interpol Tirana dhe autoritetet hungareze vijojnë procedurat për finalizimin e ekstradimit të 45-vjeçarit në Shqipëri.

Ky operacion tregon efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor në kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndjekjen e drejtësisë për krime të dhunshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...