16.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Operacioni antidrogë në Vlorë, arrestohen tre persona dhe shpallet në kërkim një tjetër për shpërndarje kanabisi

Policia e Vlorës ka finalizuar një operacion antidrogë, duke arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, të cilët shpërndanin kanabis në doza për shitje në qytetin e Vlorës. Ky operacion, i koduar “Ndalesa”, u realizua pas një hetimi 8-mujor, i realizuar me metoda speciale hetimi dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasit: E. Q., 22 vjeç, B. K., 48 vjeç, dhe R. H., 43 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Ndërkohë, shtetasi D. M., 28 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, u shpall në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të arrestuarve, policia gjeti dhe sekuestruar disa doza me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike të dyshuar për peshimin e lëndëve narkotike, dhe 3 aparate celulare të përdorura për aktivitetin kriminal.

Aktualisht, po vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e të tjerëve që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...