10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Operacioni “Gun Expert” – Arrestohet 46-vjeçari nga Tirana që furnizonte grupet kriminale me armë zjarri

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i koduar “Gun Expert”, ku është arrestuar Altin Celami, 46 vjeç, nga Tirana, i njohur prej më parë për veprimtari të paligjshme në tregtimin e armëve.

Sipas burimeve zyrtare, Celami u ndalua në Rrugën e Dibrës teksa drejtonte automjetin e tij tip taksi, që e përdorte për të shmangur kontrollet policore. Gjatë kontrollit të mjetit dhe banesës, policia gjeti dhe sekuestroi 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike të llojit kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Nga hetimet rezulton se 46-vjeçari furnizonte grupe kriminale me armë, ndërsa në të kaluarën ishte arrestuar edhe në vitin 2022 për të njëjtën veprimtari dhe ishte pezulluar nga funksionet ushtarake në repartin e Pezë Helmës.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me përdorimin e metodave speciale të hetimit.

Policia po punon për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, ndërsa ndaj Celamit rëndojnë akuzat për “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh” dhe “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...