23.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Operacioni “Illegal” në Elbasan: Policia godet rastin e ushtrimit të prostitucionit

Policia e Elbasanit pas një hetimi për disa muaj, ka goditur këtë të premte një rast të ushtrimit të prostitucionit. Në pranga ka rënë një 36-vjeçare, e cila kishte përshtatur banesën e saj për ushtrimin e prostitucionit dhe për përdorimin e lëndës narkotike kokainë. Gjatë kontrolleve, “blutë” kanë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Illegal”, pas një hetimi për disa muaj, me metoda proaktive, për të goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit. Kishte përshtatur banesën e saj, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë, arrestohet 36-vjeçarja. Sekuestrohen një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dhe 2 celularë. Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të ushtrimit të prostitucionit, Komisariati i Policisë Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Illegal”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja S. S., 36 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e banesës për përdorim droge”. Nga hetimet rezultoi se kjo shtetase kishte përshtatur banesën e saj, në lagjen “Beqir Dardha”, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...