29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Finalistët e BBV4 rrëfehen në intervistë: Laert Vasili:”Dashuria erdhi pa qënë unë i ndërgjegjshëm”

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP Albania 4”, vazhdon të jetë në epiqendër të vëmendjes publike, me finalistët që tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë së publikut përmes historive, emocioneve dhe marrëdhënieve të krijuara gjatë rrugëtimit të tyre.

Në një intervistë të zhvilluar nga Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro, katër finalistët e këtij edicioni – Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesi dhe Egli Tako – u ftuan të ndajnë reflektime mbi eksperiencën e tyre në BBV4.

Intervista e parë u zhvillua me aktorin Laert Vasili, i cili foli me sinqeritet për përjetimet e tij:

Jonida: Ke thënë nuk jam shenjtor. Big Brotherit çfarë i ke dhënë?

Laerti: Laertin e djeshëm, që ti vjen e përshkruan këtë Laertin e sotëm. Sa kohë jam pëlqyer nga jashtë, ia kam dalë.

Jonida: A ke qenë i përgatitur për dashuri?

Laerti: Jo, nuk kam qenë dhe nuk jam. Vjen si rrufe dhe të bën shkrumb…

Jonida: Domethënë ndodhi…

Laerti: Po, me uljet dhe ngritjet e saj… E para, do ketë një takim minimumi, që të shprehen edhe gjërat që janë thënë apo nuk janë thënë. Nuk isha i përgatitur për të pasur një ndjenjë. Unë e kam paragjykuar formatin në dalje të mia televizive. Kur hyra, s’kam qenë i përgatitur për këtë gjë dhe ka ardhur pa qenë unë i ndërgjegjshëm.

Intervistat me finalistët e tjerë pritet të sjellin më shumë zbulesa dhe emocione ndërsa spektakli i madh i finales afrohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...