12.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Operacioni policor “Monopati 2” kap autorët e 12 vjedhjeve në Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Monopati 2”.

Gjatë operacionit u dokumentuan me prova ligjore 12 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës. U arrestua shtetasi F. D. (B.), 30 vjeç, dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. K., 20 vjeç, dhe J. F., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasi F. D. u kap në flagrancë duke vjedhur një monopatinë në rrugën “Perlat Rexhepi”. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 11 vjedhjeve të monopatinave, të kryera gjatë periudhës mars-maj 2024. Ndërkohë, shtetasit A. K. dhe J. F. kanë përvetësuar monopatinat e vjedhura.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy monopatina të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...