31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Operacioni “Sinkroni”: Arrestohen inspektorë dhe kontrollor në Portin e Durrësit për kontrabandë

Në kuadër të operacionit “Sinkroni”, 4 persona janë arrestuar në Durrës. Tre prej tyre janë inspektorë mbikëqyrës në një kompani private që përpunon mallra dhe kontenierë në portin e Durrësit, ndërsa njëri është kontrollor në Policinë Kufitare të portit. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe regjistrim të dhënash të rreme për të lejuar kalimin e mallrave të kontrabanduara.

Nga hetimet rezulton se ata kanë përdorur informacione të rreme në sistemet kompjuterike, duke lejuar kështu automjete dhe kontenierë të kalojnë pa u nënshtruar kontrolleve doganore. Shtetasi i katërt, që është shpallur në kërkim, dyshohet se ka falsifikuar vulat e sigurisë të një kontenieri për të transportuar mallra të kontrabanduara. Operacioni ka përfunduar me sukses dhe materialeve procedurale i është dorëzuar prokuroria për hetim të mëtejshëm.

Durrës/Strukturat e Policisë vendore, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinkroni”, i zhvilluar nga Seksioni për Kontrollin e Kontenierëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me AMP Durrës dhe me Prokurorinë e Durrësit.

Regjistronin të dhëna të rreme, duke shpërdoruar detyrat, në mënyrë që automjete dhe kontenierë t’iu shmangeshin kontrolleve në pkk dhe të kalonin mallra të kontrabanduara, vihen në pranga 4 shtetas.

Vijon puna për kapjen e një 56-vjeçari, i cili dyshohet se duke falsifikuar elementet e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte, ka kaluar mallra të kontrabanduara.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, kundër paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sinkroni”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit:

E. Gj., 35 vjeç, A. K., 52 vjeçe dhe D. M., 41 vjeç, të tre me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, si dhe shtetasi A. V., 27 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të portit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Në vijim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 56 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kondrabanda me mallra të tjera”, pasi dyshohet se ka falsifikuar vulat e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte dhe me të ka kaluar mallra të kontrabanduara. Vijon puna për kapjen e shtetasit D. H..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...