25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni “Tempulli”/ Një person arrestohet në Fier për shitjen e kokainës ne doza

Një 30-vjeçar nga qyteti i Fierit është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli”. Jurgen Ndreko u kap në flagrancë nga policia, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore.

Gjatë një kontrolli fizik dhe në banesën e tij, policia zbuloi dhe sekuestroi sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim për t’u shitur. Arrestimi u bë në qendër të qytetit të Fierit.

Operacioni “Tempulli” është një nismë për luftën kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në qytetin e Fierit. Si pjesë e këtij operacioni, autoritetet kanë ndërmarrë masa të ndryshme për kapjen e individeve të përfshirë në këtë veprimtari ilegale.

Pas arrestimit, sasi e kokainës dhe materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për hetim të mëtejshëm dhe veprime ligjore të nevojshme. Një pjesë e megaoperacionit “Tempulli” ka për qëllim goditjen e rasteve të shitjes së drogave të forta në territorin e qarkut Fier.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...